Fillojnë përgatitjet e Kosovës U20

Hendboll

Fillojnë përgatitjet e Kosovës U20

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 00:06
Pamje nga përgatitjet

Të hënën në Prishtinë kanë nisur përgatitjet e Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll (djemtë).

Atmosfera në mesin e lojtarëve ishte shumë pozitive. Lojtarët dhe shtabi teknik i udhëhequr nga Fatmir Muhaxheri, janë të përkushtuar që ta shfrytëzojnë maksimalisht periudhën përgatitore.

Kombëtarja e 20-vjeçarëve po përgatitet për Kampionatin Evropian që mbahet pikërisht në Prishtinë.

Hendbollistët e rinj do të kenë përgatitje të përbashkëta deri në fillim të Evropianit, përkatësisht deri më 11 korrik.

Gjatë përgatitjeve, Kombëtarja U20 do t’i ketë edhe tri ndeshje kontrolluese. Dy herë Kosova U20 do të luajë me Arabinë Saudite, ndërsa një ndeshje e ka me Italinë. Të tri ndeshjet janë në Maqedoni të Veriut.

Kosova U20 ndeshjen e parë në Evropian e ka ndaj Holandës, më 12 korrik nga ora 18:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat