Vëllaznimi ndeshet me skuadrën nga Estonia

Hendboll

Vëllaznimi ndeshet me skuadrën nga Estonia

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 12:34
Vëllaznimi

Vëllaznimin e Gjakovës e pret udhëtim në Estoni për ndeshjen e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Vëllaznimi të përballet me skuadrën nga Estonia, Tallina Mistra.

Ndeshja e parë zhvillohet në Tallin, kurse e dyta në Gjakovë.

Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat