Haxhiqi i Bosnjë-Hercegovinës, kundërshtari i Istogut në Evropë

Hendboll

Haxhiqi i Bosnjë-Hercegovinës, kundërshtari i Istogut në Evropë

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 12:38
Istogu

Istogu do të luajë me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Haxhiqi, në Kupën Evropiane për hendbolliste.

Shorti i raundit të dytë, me të cilin fillon edicioni, është tërhequr të martën në Vjenë. 

Ndeshja e parë luhet në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa e kthimit në Kosovë. 

Istogu është skuadra më e suksesshme e hendbollisteve në vend në skenën evropiane. Dhe do ta kërkojë kualifikimin e radhës.

Ndeshjet luhen në fillim të tetorit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat