Kosova U20 nuk merr pikë në ndeshjen e fortë dhe të barabartë me Malin e Zi

Hendboll

Kosova U20 nuk merr pikë në ndeshjen e fortë dhe të barabartë me Malin e Zi

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka mbetur pa pikë në ndeshjen shumë të fortë dhe të barabartë me Malin e Zi.

Të enjten në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Mali i Zi fitoi 21:20. Kombëtarja jonë kishte sulmin e fundit për të barazuar, por edhe shumë sulme të tjera për të kaluar në avantazh në minutat e fundit. Megjithatë kjo nuk ndodhi dhe në fund fitorja me një gol dallim ishte për Malin e Zi.

Gjatë 60 minutave është zhvilluar betejë e vërtetë sportive, që megjithatë nuk përfundoi mirë për hendbollistët tanë. Ata ishin në epërsi në periudha të gjata të ndeshjes, por u mungoi qetësia në fund. 

Më i dalluari te Kombëtarja jonë ishte portieri Olt Kabashi me plot 14 pritje.

Olsi Mulaj i shënoi 11 gola, ndërsa Drijon Istrefi i kishte katër.

Të shtunën Kombëtarja jonë e ka ndeshjen e fundit në grup në Men’s 20 EHF Championship I.

Nga ora 16:00 takohet me Italinë. 

Të dielën janë ndeshjet për plasman përfundimtar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat