Holanda, kampione e “Men’s 20 EHF Championship I” në Prishtinë

Hendboll

Holanda, kampione e “Men’s 20 EHF Championship I” në Prishtinë

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 23:36
Pamje nga ndeshja

Favoritja e Evropianit në Prishtinë nuk lejoi befasi.

Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Holanda fitoi 34:28 për titull të kampionit në Men’s 20 EHF Championship I.

Holanda e mposhti Estoninë, ndërsa shkëputje (20:14) bëri që në pjesën e parë.

Holanda i fitoi edhe pesë ndeshjet në grup, duke dominuar plotësisht.

Renditja e Men’s 20 EHF Championship I, është: Holanda, Estonia, Kosova, Italia, Gjeorgjia, Mali i Zi.

Një Evropiani të shkëlqyer i erdhi fundi. Por jo edhe ngjarjeve të hendbollit në kryeqendrën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat