Kampionia në fuqi, Suedia, nuk do të arrijë ta mbrojë titullin në Kampionatin Evropian të kadetëve në hendboll, pasi pas humbjes ndaj Francës u mposht edhe nga Sllovenia me rezultat të thellë 43:33.
Ky rezultat do të thotë se Suedia dhe Maqedonia do të luftojnë për vendin e tretë në grup dhe për të siguruar dy pikë në fazën e klasifikimit.
Përveç Francës dhe Sllovenisë, kualifikimin në fazën TOP 12 e kanë siguruar edhe Kroacia, Islanda, Danimarka, Polonia dhe Spanja.
Kampionati Evropian i kadetëve – raundi i dytë
Grupi A
Franca – Maqedonia 36:25
Suedia – Sllovenia 33:43
Grupi B
Gjermania – Serbia 27:27
Italia – Turqia 41:23
Grupi C
Portugalia – Kroacia 24:26
Çekia – Izraeli 30:30
Grupi D
Zvicra – Mali i Zi 36:28
Hungaria – Islanda 28:41
Grupi E
Danimarka – Norvegjia 42:25
Sllovakia – Polonia 33:38
Grupi F
Austria – Finlanda 20:25
Spanja – Ishujt Faroe 37:32