Verim Zherka i takon gjeneratës më të lavdishme të hendbollit ferizajas.
Zherka debutoi në gjeneratën e artë të Borcit në fillim të tetorit të viti 1987 ku për disa javë i priu kreut të tabelës në Ligën e Parë ish jugosllave.
Duhet kujtuar një ndeshje mjeshtërore të Verim Zherkës ndaj Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë.
Ferizajasit triumfuan me rezultat 22:21 ndaj beogradasve, ndërsa Zherka shënoi 7 gola në derbin e javës së 21-të.
Borci renditej në vend të 6-të me 22 pikë, dy më shumë se Partizani që gjendej dy pozita më poshtë.
Sipas gazetës “Rilindja” me gazetarin Avni Shabani, të datës 7 maj të vitit 1990: “Me interesant se loja, qe dueli i simpatizuesve të të dy palëve.
Ishin këta shikues të rinj nga Ferizaj.
Derisa kryesisht ata të kombësisë shqiptare, anonin për Borcin, pala tjetër e kombësisë serbe e malazeze mbajti anën e Partizanit.
Këta të fundit patën dy flamuj të RSS dhe një tjetër të pakuptueshme
Dueli i simpatizuesve nuk prajti gjatë gjithë ndeshjes.
Në momente ky duel tejkaloi suazat e sportit.
Simpatizuesit e skuadrës mysafire pos tjerash brohoritën edhe ndihmo o Zot, por as kjo nuk u mjaftoi të bëjnë befasi”.
Borci (F) – Partizani (BG) 22:21 (10:8)
Ndeshja kampionale që u zhvillua në pallatin e sportit në Ferizaj para rreth 700 shikuesve u mbyll me fitoren e Borcit me 22:21 (10:8).
Referoi Kire Peshkov dhe Pavle Dulevski të Shkupit.
Shtatëshet: Borci 6 (6), Partizani 7 (6).
Përjashtimet: Borci 6, Partizani 4.
Borci: Latkoviq, Xhelal Selmanaj 3, Burkush 1, Lipovica, Dauti, Tomoviq 6, Verim Zherka 7, Adnan Rudari 1, Durleviq, Budisha 4 dhe Handan.
Partizani: Jeliçiq, Bozhiq, Bllagojeviq, MIhajlloviq 3, Padezhanin 4, Rosiq 4, Knezheviq 1, Vasileviq, Jurkoviq 9, Iliq dhe Miletiq.