Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës mori vendime të rëndësishme në mbledhjen e radhës, të mbajtur nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci.
Është vendosur që edicioni i ri i garave, përkatësisht edicioni i ri në Superligën e meshkujve dhe atë të femrave, të fillojë më 30 shtator. Ndeshjet e xhiros së parë luhen më 30 shtator e 1 tetor.
Ndeshjet për Superkupë do të zhvillohen më 27 shtator.
Bordi i FHK-së ka miratuar Propozicionet e Garave për edicionin garues 2026/2027, Propozicionet e Garave për grupmoshat e reja dhe Propozicionet e Garave të Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin e ri.