Mijëra euro për klubet e hendbollit, ja sa do të shpërblehen kampionët

Hendboll

Mijëra euro për klubet e hendbollit, ja sa do të shpërblehen kampionët

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 13:53
Fotoilustrim

Në mbledhjen e fundit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës është vendosur të ketë fond shpërblyes për skuadrat më të suksesshme të edicionit të ri.

Kampioni në Superligën e meshkujve do të shpërblehet me 10 mijë euro. Nënkampionit do t’i takojnë 4000 euro. Ndërkohë skuadrave të vendit të tretë dhe të katërt u takojnë nga 2000 euro.

Me 5000 euro do të shpërblehet skuadra që e fiton Kupën e Republikës së Kosovës.

Skuadrat prej vendit të pestë e deri në vendin e tetë në Superligë do të përfitojnë nga Fondi për Zhvillim dhe Shpërblim të Klubeve. Nga ky fond do të mbështeten edhe skuadrat e Ligës së Parë, ka vendosur Bordi.

Në Superligën e vajzave, kampioni i ri do të shpërblehet me 7500 euro. Nënkampionit do t’i takojnë 3000 euro, ndërsa skuadrave të vendit të tretë dhe të katërt nga 1500 euro.

Fituesit të Kupës te vajzave i takojnë 3500 euro.

Skuadrat e Superligës së vajzave që përfundojnë prej vendit të pestë deri në vendin e dhjetë dhe skuadrat e Ligës së Parë, do të mbështeten nga Fondi për Zhvillim dhe Shpërblim të Klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat