Të shtunën skuadrat nga Kosova të hendbollit fillojnë një edicion të ri në skenën evropiane.
Do të jenë Besa Famgasi nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës që i luajnë ndeshjet e para në EHF European Cup për hendbollistë.
Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane, Besa Famgas e pret skuadrën greke, Ionikos. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Ndeshja e kthimit është më 19 shtator në Athinë.
Vëllaznimi i Gjakovës është pajtuar që të dy ndeshjet t’i luajë në Estoni.
Të shtunën nga ora 13:00 në Tallin përballet me skuadrën Tallinna Mistra.
Ndeshja e dytë është menjëherë të dielën, po nga ora 13:00.
Kampioni në fuqi, Kastrioti, fillon prej raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Te hendbollistet do të garojnë plot katër skuadra kosovare në gara kontinentale.