Vëllaznimi i Gjakovës e ka luajtur të shtunën pasdite ndeshjen e parë të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).
Në Tallin të Estonisë, gjakovarët u përballën me skuadrën Tallinna Mistra. Pësuan me rezultatin 39:18.
Mali Luzha i shënoi gjashtë gola për Vëllaznimin, ndërsa Luigj Kolaj e Çlirim Rama i kishin nga tri.
Ndeshja e dytë është menjëherë të dielën nga ora 13:00.