Veszprem shënoi një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Füchse Berlin me rezultat 35:29, duke i hapur rrugën drejt vendit të parë në grupin A në kuadër të Champins League në hendboll.
Veszprem që në pjesën e parë tregoi se kishte ardhur në Gjermani për pikët. Hungarezët luajtën në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa Nielsen priti gjithçka që duhej dhe miqtë shkuan në pushim me epërsi prej shtatë golash.
Gidsel në pjesën e parë u mbajt në vetëm tre gola, por në pjesën e dytë u aktivizua dhe, së bashku me Palicka-n e shkëlqyer në portë, Füchse Berlin arriti të afrohej në vetëm një gol, 25:24. Por më pas Appelgren priti një penallti të Grondalit për barazim dhe ndeshja përsëri nisi të rrëshqiste në favor të vendasve.
Veszprem nuk dha një mundësi të dytë. Treshja egjiptiane Heshami, Ali Zein dhe Adel, të ndihmuar nga Deska, i cili ishte i sigurt nga pika e penalltisë, e çuan epërsinë e skuadrës në 30:25. Në pesë minutat e fundit, hungarezët e ruajtën me sukses avantazhin.
Shënuesit më të mirë të Veszprém ishin Deska me 9 dhe Heshami me 7 gola, ndërsa Nielsen regjistroi 11 pritje. Te Füchse Berlin, Palicka ndali 12 goditje, ndërsa Gidsel shënoi 10 gola.
Befasinë e bëri skuadra daneze GOG Gudme, e cila mposhti PIK Szeged me 36:34. Nënkampioni hungarez regjistroi kështu humbjen e dytë brenda tre ditësh, pas disfatës në kampionatin vendas ndaj Tatabányas.
Vendasit udhëhoqën në dy raste me nga katër gola, 22:18 dhe 29:25, por pesë minuta para fundit PIK Szeged barazoi në 32:32. Megjithatë, kur duhej të bënin hapin vendimtar, mysafirët gabuan dy herë. Jelenić mori karton të kuq, ndërsa fitoren e
GOG Gudme e vulosi Zender nga penalltia në sekondat e fundit.
Për GOG Gudme nga 10 gola shënuan Oli Mitun dhe Manuel Zender, ndërsa portieri Møller regjistroi 10 pritje. Te skuadra hungareze u dallua Rosta me shtatë gola.
PSG u vu në vështirësi nga Zagrebi, por në fund arriti të fitojë me 34:30.
Xhiroja e 2-të
Grupi A
17/09: Porto – Partizan
Füchse Berlin – Veszprem 29:35
Grupi B
17/09: Wisła Płock – Melsungen
Vardar – Nantes 32:33
Grupi C
PSG – Zagreb 34:30
17/09: Celje – Aalborg
Grupi D
GOG Gudme – PIK Szeged 36:34
Kristianstad – Sporting Lisbona 29:37
Grupi E
17/09: Montpellier – Barcelona
17/09: Aarhus – Dinamo Bukuresht
Grupi F
Kolstad – Kielce 29:36
17/09: Kriens-Luzern – Magdeburg