Superliga e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

Hendboll

Superliga e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Të premten është tërhequr shorti për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Edicioni i ri fillon më 30 shtator, ndërsa që në xhiron e parë janë disa ndeshje interesante.

Samadrexha e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen në udhëtim ndaj Terezës në Obiliq.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Istogut dhe Ferizajt.

Kastrioti – Shqiponja dhe Besa – Ulpiana janë ndeshjet tjera të xhiros së parë.

Në xhiron e parë Prishtina është e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat