Besa Famgas eliminohet nga garat evropiane

Hendboll

Besa Famgas eliminohet nga garat evropiane

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 20:21
Besa Famgas

Besa Famgas i ka dhënë fund të shtunën garimit në skenën evropiane për këtë edicion.

Në Greqi, Besa Famgas e luajti ndeshjen e dytë me Ionikosin. Pësoi me rezultatin 32:25.

Skuadra pejane e humbi edhe ndeshjen e parë dhe ndalet në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Besa Famgas me gjashtë gola. Pesë i shënoi Elion Vokshi, kurse nga katër i kishin Boban Kakovski dhe Ardit Tafilaj.

Në raundin e parë u ndal edhe Vëllaznimi. Kastrioti i Ferizajt fillon prej raundit të dytë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat