Kryeqyteti Shkup, por në përgjithësi edhe Maqedonia e Veriut, gjatë kësaj periudhe po jeton në atmosferën e Ligës së Kampionëve në hendboll
“Spektakli Vardari - Nantes do të kujtohet mbi të gjitha për atmosferën, në të cilën, për fat të keq, pati një incident të vogël që u evidentua fillimisht nga delegati dhe më pas edhe nga organet kompetente të EHF-së.
Kështu, sot në adresën e Vardarit mbërriti një paralajmërim, me të cilin klubi njoftohet se duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje këtyre lloj rasteve, sepse nëse një situatë e tillë përsëritet, do të pasojë edhe një sanksion, përkatësisht gjobë”, ka shkruar media maqedonase “Sportsport”.
Pra, EHF nuk ka shqiptuar ende një gjobë, por i ka dhënë Vardarit një paralajmërim zyrtar.
Nëse në ndeshjet e ardhshme përsëritet hedhja e mjeteve të ndaluara nga tribuna/fusha, klubi rrezikon sanksione financiare.