Shoshtariq flet për kampin e Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Shoshtariq flet për kampin e Kombëtares së Kosovës

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 20:48
Nenad Shoshtariq

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Nenad Shoshtariq, është i kënaqur me punën që po bëhet në kampin e Kombëtares A.
Kombëtarja jonë sot e kishte edhe një ndeshje stërvitore me skuadrën e njohur nga Maqedonia e Veriut, Gjorche Petrov, që përfundoi 34:17.

Tekniku kroat, Shoshtariq, ka treguar për prioritetet e punës në kamp dhe sfidat e radhës.

“Jemi së bashku në këtë grumbullim për katër ditë. I kemi zhvilluar tri stërvitje dhe sonte e kishim edhe ndeshjen.

Na presin edhe dy stërvitje nesër. Ishte e rëndësishme që të jemi bashkë, që të njohim njëri-tjetrin, të kuptojmë mënyrën time të mendimit, mënyrën e tyre të mendimit, që të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë pasi ndeshjet me Estoninë janë më të rëndësishmet në këtë pjesë të vitit.

"Jam befasuar këndshëm me disa pjesë të lojës së hendbollit që vajzat e kanë. Vërtetë i befasuar këndshëm nga disa prej lojtareve.

Në anën tjetër na pret shumë punë, sidomos në mbrojtje dhe në disa pjesë të taktikës në sulm.

Por hapi i parë ishte shumë mirë. Duhet të përgatitemi më shumë dhe të kuptojmë që nëse duam të kemi rezultat duhet të jemi si familje, si ekip. Duhet të luftojmë së bashku, të vuajmë së bashku dhe sigurisht rezultati do të vijë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat