Ish hendbollistja e Istogut, Esma Muratoviq, aktualisht është pjesë e skuadrës nga Azerbajxhani, Kur, tha se nuk i druhet në asnjë formë vashave të Çairit.
Kur e Çairi luajnë në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës.
Muratoviq mendon se janë më të mira se skuadra shqiptare Çairi.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të mira, por unë besoj te skuadra ime dhe shpresoj që të kualifikohemi në raundin tjetër.
Ne përgatitemi në çdo stërvitje dhe ecim hap pas hapi:, tha Muratpviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ndeshja e parë ndërmjet Çairit dhe Kur-it do të zhvillohet në Shkup më 7 ose 8 nëntor, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të luhet në Baku më 14 ose 15 nëntor.