Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Nenad Shoshtariq, ka shpallur të mërkurën listën e lojtareve për ndeshjet me Estoninë.
Ndeshjet me Estoninë i takojnë raundit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Ndeshjet zhvillohen më 23 dhe 24 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ndeshja e parë është nga ora 20:00, kurse e dyta nga ora 17:00.
Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 19 tetor në Prishtinë.
Shoshtariq ka ftuar hendbolliste me përvojë dhe po ashtu disa hendbolliste të reja.
Synimi është i qartë - avancimi në raundin tjetër kualifikues.