Ferizaj sfidon Samadrexhën

Hendboll

Ferizaj sfidon Samadrexhën

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Të shtunën janë tri ndeshje të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampionia aktuale, Samadrexha, sfidohet nga Ferizaj në udhëtim, përkatësisht në Greme. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00.

Shqiponja - Prishtina është tjetër ndeshje që pritet me interesim, e që luhet të shtunën prej orës 14:30.

Të njëjtën ditë, Istogu e Tereza luajnë prej orës 18:00.

Samadrexha e Istogu i kanë nga katër pikë. Dy pikë nga një ndeshje i ka Shqiponja, kurse nga dy pikë i kanë edhe Prishtina, Tereza e Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat