Me ndeshjen Rumani - Kosovë, ka përfunduar cikli i parë i ndeshjeve të Grupit C në U16 Regional Challenge Cup për vajza.
Të shtunën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Rumania U16 fitoi me rezultat 37:19.
Rumania është favorite e grupit dhe e dëshmoi këtë.
Të enjten, Kosova U16 fitoi ndaj Bullgarisë U16 me rezultat 26:23.
Të premten rumunet e reja fituan ndaj bullgareve me 45:15.
Ndeshjet e radhës planifikohet të zhvillohen në fund të nëntorit në Bullgari. Më pas Kosova i luan dy ndeshje me kundërshtarët e njëjtë edhe në Rumani.