Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të mërkurën në palestrën "Afrim Bunjaku", Samadrexha e mposhti Ulpianën me rezultat 56:11.
Ishte kjo ndeshja e parë e javës së pestë.
Amanda Abreu i shënoi 8 gola për kampionen aktuale, sa i kishte edhe Vitoria Oliveira. Ardiola Surdulli e Agnesa Rrahmani i kishin nga shtatë.
Agnesa Musliu i shënoi 4 gola për Ulpianën. Tri i kishte Leandra Musliu.
Samadrexha i ka katër fitore, Ulpiana katër humbje.