Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Kosova

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:00
Foto Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë.

Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.

“Do të mbajë mot i ngjashëm. Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat