Deputetja e PDK-së përkulet pranë heronjëve të lirisë: Amanet na e lanë të parët një tokë, një ëndërr, një flamur

Kosova

Deputetja e PDK-së përkulet pranë heronjëve të lirisë: Amanet na e lanë të parët një tokë, një ëndërr, një flamur

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Floretë Zejnullahu

Sot te mbarë populli shqiptarë po kremtohet festa e 28 nëntorit, Dita e Flamurit.

Deputetja e PDK, Floretë Zejnullahu, për këtë festë ka nderuar duke u përkulur te heronjët e lirisë, duke thënë se, sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Postimi në Facebook:

Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit dua t’iu uroj të gjithë familjet e dëshmorëve, martirëve dhe veçmas veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e bashkëkombasit tonë.

Me nderim dhe respekt përkulemi para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Mësoni fëmijët të dinë dhe të vlerësojnë rrënjët e veta, të duan Shqipërinë e Kosovën, Luginën e Çamërinë.

Lavdi UÇK-së e fitore për djemtë e saj më të mirë në betejën e tyre të radhës, por jo të fundit. Sepse amanet na e lanë të parët NJË TOKË, NJË ËNDËRR, NJË FLAMUR! ??

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat