Shpend Ahmeti 'flirton' me VV-në, askush nuk mund ta ndalonte mbledhjen e qytetarëve në Podujevë

Kosova

Shpend Ahmeti 'flirton' me VV-në, askush nuk mund ta ndalonte mbledhjen e qytetarëve në Podujevë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:35
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar mbledhjen e qytetarëve mbrëmë në Podujevë pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë në zgjedhjet lokale. 

Ahmeti thotë se situata mbrëmë ishte brengosëse për Covid përfshi edhe Prishtinën. Ai thotë se nuk mendon se dikush do të mund të ndalte qytetarët të mblidhen në Podujevë, por rekomandimi i IKSHP-së është të mos ketë turma të mëdha të qytetarëve.

Postimi i plotë 

Pa paragjykim e as komentim politik për zgjedhjet në Podujevë mbrëmë ishte situatë brengosëse për covid përfshi edhe Prishtinën.

Nuk mendoj se dikush do të mund të ndalte qytetarët të mblidhen në Podujevë, por rreziku më i madh ose rekomandimi i çdo agjencie shtetërore të shëndetit publik të shteteve – ekuivalente me IKSHP – është që mos të ketë turma me theks të veçantë në turmat me këndim për shkak të shpërndarjes së grimcave nga të infektuarit.

Shpresojmë në më të mirën por do ta dijmë pas dy javësh e tutje përfshi edhe Prishtinën duke konsideruar lidhjet e Prishtinës me Llapin. Edhe njëherë, nuk mendoj se dikush do të mund të ndalonte mbledhjën e qytetarëve!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat