Në Komunën e Deçanit janë 116 raste me Covid

Kosova

Në Komunën e Deçanit janë 116 raste me Covid

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Deçan

Kryetari i Komunës së deçanit, tregon se sipas IKSHPK-së, sot në Komunën e Deçanit tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, ndërsa katër të tjerë janë sheruar plotësisht.

Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 474 raste me virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 344 të shëruar plotësisht, 14 kanë humbur jetën dhe 116 raste janë akoma aktive.

Kryetari i deçanit kërkon  nga qytetarët që të kujdesen për veten dhe familjen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat