Kjo komunë e Kosovës, ua jep nga 950 euro familjarëve të personave që vdiqën nga Covid19

Kosova

Kjo komunë e Kosovës, ua jep nga 950 euro familjarëve të personave që vdiqën nga Covid19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Ditëve të fundit, dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.

Është komuna e Dragashit, ajo e cila së fundi ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht, personat që kanë dalë pozitiv me Covid19, si dhe  familjarët e ngushtë të personave të vdekur.

Sipas njoftimit, shuma e përgjithshme është 120 mijë e 860 euro.

“Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit.

Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat