Xhafer Tahiri tregon se si do të ndihmohen bizneset në Vushtrri nga pakoja ekonomike

Kosova

Xhafer Tahiri tregon se si do të ndihmohen bizneset në Vushtrri nga pakoja ekonomike

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:23
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë detaje të reja rreth pakos ekonomike që kanë dërguar si ndihmë për sektorin e mikro biznesit në këtë komunë.

Tahiri ka bërë të ditur se me pakon ekonomike rreth 251 mijë euro do të ndihmohen shumë biznese.

“513 biznese do ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i Shtetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas disa të dhënave që ka publikuar kreu i Vushtrrisë, nga pakoja ekonomike më së shumti do të përfitojnë bizneset e gastronomisë, pastaj bizneset e tregtisë me pakicë, më pas bizneset tjera.
 

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar biznesmen të vyer dhe punëtor vushtrrias ⚪️ 251.150 ? nga pako ekonomike e...

Posted by Xhafer Tahiri on Wednesday, December 9, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat