Tragjedi në një familje në Kamenicë, i vdesin 5 anëtarë nga Covid-19

Kosova

Tragjedi në një familje në Kamenicë, i vdesin 5 anëtarë nga Covid-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Doktor Besnik Ibishi ka bërë të ditur se një familje 5 anëtarësh në Kamenicë kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Ibishi përmes një postimi në Facebook tha se ata humbë jetën brenda një periudhe të shkurtër.

“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenices. Unë si koleg i juaji, në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta në këtë dhimbje të madhe për humbjen e më të dashurve, 5 anëtarëve të familjes suaj.

Zoti ju dhashtë durimin e forcën për të përballuar këtë sprovë, kurse për te vdekurit lutemi qe Zoti t'i meshiroje e shperbleje me Xhennet. Familja Basha brenda një periudhe të shkurtër humbi 5 anëtarë të familjes nga Covid-19”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 174 persona nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat