Dëshmon gruaja e të akuzuarit në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Kosova

Dëshmon gruaja e të akuzuarit në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Pamje nga gjykimi

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ndaj Naser Pajazitajt, i cili po akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Në këtë seancë, u dëgjua në cilësi të dëshmitares gruaja e të akuzuarit, Dushe Pajazitaj.

Në këtë fazë të procedurës, dëshmitarja Dushe Pajazitaj deklaroi se mbetet në tërësi pranë deklaratave të saja të dhëna në prokurori, polici dhe në shqyrtimin gjyqësorë në Gjykatën e Pejës. Ajo ka theksuar se tjetër nuk ka se çfarë të shtoi, ndërsa për arsye të problemeve të saja shëndetësore tanimë të njëjtës nuk i kujtohej qartë ngjarja dhe ndodhit e së kaluarës.

Tutje, e pyetur nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, se a kishte qenë më parë Naseri në burg, dëshmitarja tha se i njëjti ka qenë në burg para luftës në Kosovë, për një çështje të hakmarrjes dhe ka dal nga burgu pas lufte.

Më pas dëshmitarja në pyetjet vijuese të prokurores Valbona Disha Haxhosaj, deklaroi se e njihte familjen e Halil Pajazitaj, ku me të njëjtit kishte vizita të arsyeshme familjare, po ashtu shtoi se vajza e saj Violeta shoqërohej me tani të ndjerën Donjeta Pajaziti.

Seanca e radhës është caktuar për të nesërmen më 18 dhjetor 2020 ora 10:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 08.06.2017 nga prokurorja e shtetit Valbona Disha Haxhosaj, ai po dyshohet se më 09 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27.12.2015 është gjetë pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, më parë e gjerë më 09.11.2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që me revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23.05.2017, në fshatin Strellc i ulët Komuna e Decanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, në atë që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes gjejnë dhe sekuestrojnë armën e cekur si më lartë, raporton Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat