KFDIVM i UÇK-së miratoi planin e punës për vitin 2021

Kosova

KFDIVM i UÇK-së miratoi planin e punës për vitin 2021

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
KFDIVM i UÇK-së miratoi planin e punës për vitin 2021

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Martirëve të luftës së UÇK-së në Komunën e Malishevës, mbajti mbledhjën e gjashtë të rregullt nën drjetimin e Kryesueses, Vlora Manaj- Krasniqi.

Në këtë takim pune u shqyrta plani i punës për vitin 2021, ku pas një debati nga anëtarët u miratua.

Kurse për 30 Dhjetorin - Ditën e Vetaranëve të UÇK- Komiteti i kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shkak të pandemisë me covid-19, aktivitetin do t'a mbajë të reduktuar, më 30 dhjetor, ku do të bëhen homazhe në komplekset e varrezave të dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, si dhe do t'u ndahen mirënjohje veteranëve të UÇK-së

Me këtë mbledhje edhe përmbyllet aktiviteti i Komiteti për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, për vitin 2020, në fund, në emër të Komitetit, kryesuesja, Vlora Manja- Krasniqi i uroj të gjithë familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, që t' i kalojnë sa më mirë festat e fundvitit dhe për vitin 2021 t'i përcjell shëndeti dhe suksesi në jetë dhe mirëqenia familjare e kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat