Lladrovci përgëzon nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për përfundimin me sukses të gjysëmvjetorit të parë

Kosova

Lladrovci përgëzon nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për përfundimin me sukses të gjysëmvjetorit të parë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përfundimin me sukses të gjysëmvjetorin e parë në shkollat e Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka veçuar edhe pjesëmarrjen e gjimnazistëve në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkollat tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ka theksuar se përkundër sfidave, Drejtoria e Arsimit ka arritur të zhvilloj sipas planit mësimin dhe ta ruaj shëndetin e nxënësve.

Me poshtë postimi i plotë i tij në Facebook:

Gjysmëvjetori i parë në shkollat e komunës tonë, ka mbaruar dje. Përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit e arsimit të komunës tonë, për prindërit dhe nxënësit tanë shembullorë.

Përkundër sfidave, Drejtoria e Arsimit ka arritur të bëj më të mirën e mundshme, me vendime dhe rekomandime edhe të zhvilloj mësimin sipas orarit dhe planit, edhe të ruaj maksimalisht shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve.

Koordinimi i gjithmbarshëm ishte çelës i suksesit. Andaj, dua të përgëzoj prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit, në veçanti Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave dhe personelin tjetër të kyçur në proces.

Në kuadër të arriturave, dua të veçoj vijueshmërinë e nxënësve në mësim, notat e tyre, krijimin e hapësirave dhe kushteve më të mira për zhvillimin e arsimit, pajisjen e të gjitha shkollave me kompjuter dhe pjesëmarrjen e gjimnazistëve në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkollat tjera të Bashkimit Evropian, me temën “Edukimi dhe punësimi i të rinjve: Çfarë na duhet për të ardhmen tonë?”

Jam shumë krenar për gjimnazistët tanë që ishin jo vetëm pjesë e 94 shkollave të vendeve të BE-së dhe e 3 mijë mësimdhënësve dhe nxënësve, por janë edhe në mesin e të përzgjedhurve.

Prandaj, për këto të arritura, dua të falënderoj drejtorin e DKA-së, Muhamet Gjokën, dhe në veçanti, drejtorin e shkollës, Mentor Sahitin, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjen e shkollës tonë, përfaqësuese e Kosovës në konferencën me shkollat e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat