Nesër fillon dimri, në fundjavë priten reshje bore

Kosova

Nesër fillon dimri, në fundjavë priten reshje bore

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Nesër, e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore, njofton IHK.

Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat