Mbi 11 mijë raste aktive me coronavirus, IKSHPK thotë se po e përcjellë situatën pasi disa shtete janë prekur me variantin e ri

Kosova

Mbi 11 mijë raste aktive me coronavirus, IKSHPK thotë se po e përcjellë situatën pasi disa shtete janë prekur me variantin e ri

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 07:42
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

Instituti njofton se më 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur tek disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome.

Duke marrë parasysh këtë situatë presupozohet se ky variant përhapet më shpejtë se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë.

Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë së infeksionit, ndërsa disa raste janë raportuar në Danimarkë, Holandë dhe sipas medieve edhe në Belgjikë.

“Jemi duke përcjell me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat