“Ditë të mira për Malishevën po vijnë”

Kosova

“Ditë të mira për Malishevën po vijnë”

Nga: N. H Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Malisheva

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka parashikuar ditë të mira për Malishevën.

Krasniqi këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet qyteti i Malishevës, i mbuluar nga bora.

Ky parashikim i Krasniqit, vije pas deklaratës së fundit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se partia e tij do t’i marr 2/3 votave në zgjedhje.

“Ky vit po mos të kishte qenë tragjik do të ishte interesant, mbajnë mend që në fillim të vitit prisnim përgjigje nga LDK, meqë ne dolëm fitues ata dolën me kërkesa. Ne kishim fituar zgjedhjet me 6 tetor por atyre (LDK) nuk u pëlqente rezultati. U dukej se kishin fituar me pak diferencë. Kështu që nisën të na vinin kusht pas kushti e kërkesë pas kërkese”, ka deklaruar sot lideri i VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat