Ulen temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

Ulen temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius. Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Njoftimi i plotë: 

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike. Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius. Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat