Vushtrria shpall gjendjen emergjente, Tahiri: 500 familje janë prekur nga vërshimet

Kosova

Vushtrria shpall gjendjen emergjente, Tahiri: 500 familje janë prekur nga vërshimet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:38
Xhafer Tahiri

Komuna e Vushtrrisë, ka shpallur sot gjendjen emergjente civile pas rëndimit të situatës me vërshimet e fundit.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka thënë se ky qytet ka përjetuar sot një prej ditëve më të rënda si pasojë e vërshimeve në dekadat e fundit.

“Afër 500 familje janë prekur nga vërshimet”, është shprehur Tahiri.

“Sot gjatë gjithë ditës ekipet emergjente iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve dhe i kanë evakuuar ata. Kemi shpall gjendjen emergjente civile. Sot kemi pasë gjendje shumë të rëndë”.

Ai ka thënë se pas situatës së fundit në Vushtrri është angazhuar edhe FSK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat