74 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Kosova

74 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:08
Ilustrim

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga COVID-19 dhe janë regjistruar tri raste të reja të infektuara.

Sipas Komunës së Malishevës, në raportin e publikuar nga IKSHPK, raportohet se janë 5 raste të infektuara nga Malisheva, por në realitet janë 3 raste, kurse 2 raste janë persona aktiv, të cilët janë ritestuar dhe nuk janë raste të reja.

Sipas kësaj komune, në Malishevë 74 raste me COVID-19 janë aktive.

“Gjendja e përgjithshme me COVID -19 në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më tani me covid-19 janë regjistruar 603 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 74 persona”, thuhet për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat