Organizata VoRAE: Dëmet nga vërshimet i kanë bërë të pabanueshme shtëpitë e familjeve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas

Kosova

Organizata VoRAE: Dëmet nga vërshimet i kanë bërë të pabanueshme shtëpitë e familjeve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Organizata Jo Qeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” i ka drejtuar një thirrje për kryeministrit në detyrë të Kosovës Avdullah Hoti, nëpëmjet së cilës kërkon që të iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga vërshimet.

Në veçanti të intervenojnë urgjentisht tek ato familje që janë pa kulm mbi kokë.

VoRAE, thekson se dëmet e shkaktuara nga vërshimet i kanë bërë shtëpitë e pabanueshme, duke e rënduar gjendjen tek familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.

“Përmbytjet dhe vërshimet e fundit në vendin tonë përveç që shkaktuan dëme në ekonomitë familjare, dhe biznese të vogla, ato kanë dëmtuar edhe shumë familje dhe shtëpi duke i bërë të pa banueshme dhe duke e rënduar gjendjen e komuniteteve të margjinalizuara përfshirë këtu edhe komunitetet Rom, Egjiptian dhe Ashkali, duke krijuar një situatë emergjente e cila kërkon intervenim të menjëhershëm”.

“Ne jemi të vetëdijshëm që mbrojtja nga përmbytjet dhe parandalimi i tyre kërkojnë qasje serioze dhe afatgjatë institucionale, andaj duke parë situatën e rëndë dhe të pa përballueshme të shumë familjeve me këtë kërkesë, ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të Kosovës z. Avullah Hoti dhe Kryetarëve të Komunave të prekura nga vërshimet që t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe të intervenojnë tek rastet emergjente tek familjet të cilat kanë mbetur pa strehim- kulm mbi kokë, jetojnë në kushte të jashtëzakonshme dhe të pa banueshme si pasojë e depërtimit të ujit brenda shtëpive, të bëhet zgjidhe e qëndrueshme vendbanimi për këto familje, po ashtu të sigurohen mjetet e nevojshme për sanimin e dëmeve të pësuara, të sigurohet makineria për thithjen-largimin e ujit nga shtëpitë dhe te bëhet dezinfektimi i tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat