Lladrovci nderon atdhetarin Kajolli për kontributin e tij atdhetar

Kosova

Lladrovci nderon atdhetarin Kajolli për kontributin e tij atdhetar

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:58
Ramiz Lladrovci, ka takuar atdhetarin fierak, me origjinë nga Kosovës, Fatmir Kajollin

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar atdhetarin fierak, me origjinë nga Kosovës, Fatmir Kajollin, i cili ndihmoi luftën çlirimtare si një atdhetar i çmuar me origjinë nga Kosova.

Postimi i Lladrovcit:

Takim shumë emocional me atdhetarin Fatmir Kajolli!

Lufta jonë çlirimtare kishte sukses edhe me ndihmën e pakursyer të atdhetarëve që nuk jetonin në Kosovë, por me rrënjë nga Kosova, nga e gjithë bota.

Atdhetar i tillë është edhe Fatmir Kajolli, i cili e jetonte dhe përjetonte luftën për çlirimin e Kosovës si mision jetësor, rast ta dëshmonte atdhetarizmin e trashëguar brez pas brezi. Fieri ishte bastioni i atij atdhetarizmi dhe përkrahja e tij matej me shumë kamionë e maune të mbledhura e të ngarkuara në Fier për luftën çlirimtare.

Ndihma e tij ishte e pakursyer dhe për të gjithë ne që e njihnim ishte e jashtëzakonshme. Nderim për Fatmir Kajollin dhe veprimtarinë atdhetare për çlirimin e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat