"Qatar Charity" shpërndau pako ushqimore, jorganë dhe batanie për 380 familje llapjane

Kosova

"Qatar Charity" shpërndau pako ushqimore, jorganë dhe batanie për 380 familje llapjane

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:25
Foto

Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar sot 380 pako ushqimore dhe po aq jorganë dhe batanije për familjet në nevojë të Komunës së Podujevës.

Ky doancion vjen pas marrëveshjes së kësaj jave ndërmjet Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me Mahmut Abbas - drejtor i përgjithshëm i Organizatës “Qatar Charity”.

Kryetari Bulliqi me këtë rast falënderon këtë organizatë për donacionin e dhuruar për familjet në nevojë, aq më tepër kur vjen në periudhë dimri dhe në kohë pandemie.

Përveç donacionit të sotëm kryetari Bulliqi dhe z.Abbas u dakorduan për bashkëpunim edhe në fusha të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat