Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustruese

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takim me përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “HANDIKOS” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 09:00)

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 09:00)

Mbahet protestë e punëtorëve teknikë të UP “Hasan Prishtina” për shkak të mos marrjes së pagës së dhjetorit dhe mos pajisje me kontratë pune. (Para Rektoratit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 09:00 deri 10:00)

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temën "Rekrutimet (jo)meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?” (Zoom Linku: https://zoom.us/j/93876352348, ora: 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës në formë virtuale në Zoom. (Ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?” (Platforma online Zoom, ora 10:30)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit të autorit Faton Mehmetaj “Deçani Nëpër Shekuj” –Promovimi i Trashëgimisë Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet afër Teatrit Kombëtar në sheshin Skënderbeu. (Ora 12:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj takim me kategoritë e dala ng lufta e UÇK-së, zyra e OVL në Deçan, (Ora 12:00)

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës – Vushtrri, ora 13:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj viziton “Qendrën Rinore” dhe ndërrmarjen “Higjiena” (Podi i Gështenjave, ora 13:30)

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat