PDK-ja me tubim të madh në Klinë

Kosova

PDK-ja me tubim të madh në Klinë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:45
PDK-ja me tubim të madh në Klinë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një takim me veteranët, që po cilësohet madhështor për nga përkrahja, në komunën e Klinës.

Sipas disa pamjeve që janë publikuar nga mediat, shihet një përkrahje e madhe në Klinë për kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj dhe për ekipin e rimëkëmbjes së PDK-së.

Vetë Enver Hoxhaj këtë takim e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, ku ka thënë se PDK, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës çlirimtare.

“PDK-ja, si trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit të Kosovës, është e vetmja që mund t’i parandalojë përpjekjet për njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe për zhbërjen e shtetësisë sonë. Veteranët e UÇK-së, që sonte i takova në Pejë dhe shumë prej tyre në Klinë dhe që po i takoj çdo ditë gjithandej Kosovës, ishin përherë krahë për krah me Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Klina me Sokol Bashotën foli sonte. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së dhe së bashku me veteranët e UÇK-së do ta fitojmë edhe këtë betejë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat