Reagon AAK: Dënon veprimin e dëmtimit të banerëve të kandidatit për President z. Ramush Haradinaj

Kosova

Reagon AAK: Dënon veprimin e dëmtimit të banerëve të kandidatit për President z. Ramush Haradinaj

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:51
Foto nga vendi i ngjarjes

AAK ka reaguar lidhur me dëmtimin e banerëve të kandidatit për President, z.Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot, duke dënuar veprimet e turpshme sipas komunikatës drejtuar mediave.

Komunikata e plotë:

Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë.

Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë. Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime. 

Gjithashtu, kërkojmë që organet e rendit, të hetojnë këto raste, të cilat nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore/thuhet në komunikatën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat