Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, policëve të Kosovës do t’u vendosen kamera në trup

Kosova

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, policëve të Kosovës do t’u vendosen kamera në trup

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Ilustrim

Shtatë zyrtarë policorë në Gjakovë, janë suspenduar mbrëmë nën dyshimin se morën pjesë në keqtrajtimin e një qytetari, duke ia thyer tre brinjë.

Tre nga shtatë të suspenduarit janë arrestuar.

Ndërkaq sot po ashtu një tjetër polic është arrestuar në Lipjan për keqpërdorim të detyrës.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë ka urdhëruar suspendimin e këtyre zyrtarëve për shkak se një qytetar është ankuar për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës” nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Pas ngjarjeve të fundit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vizituar edhe menaxhmentin e Drejtorisë Rajonale në Gjakovë.

Ata kanë diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës

Ndër të tjera Mehmeti kërkoi që:

Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,

Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,

Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.

Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.

Siç bëhet e ditur, pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë”, thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat