79 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Kosova

79 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nëntë persona janë shëruar nga COVID-19.

Ndërsa janë regjistruar dy raste të reja të infektuara.

Nga komuna e Malishevës është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri tani në këtë komunë janë regjistruar 762 raste të infektuara me koronavirus, 45 persona kanë vdekur, ndërsa 79 raste janë aktive me këtë virus.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 762 raste, prej tyre 638 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 79 raste”, thuhet për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat