Sot dita e fundit për akreditim të mediave nga KQZ

Kosova

Sot dita e fundit për akreditim të mediave nga KQZ

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Deri më tani një numër i madh i mediave vendore dhe ndërkombëtare janë akredituar për të përcjellur procesin zgjedhor të dielën.

Mediat kanë kohë edhe sot (e martë, 9 shkurt) për të aplikuar në KQZ për të marrë akreditimin, përmes së cilit mund të raportojnë nga brenda qendrave të votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se akreditimi është i domosdoshëm për të përcjellur punën edhe në QNR pas ditës së zgjedhjeve.

“Sot, në orën 18:00, përmbyllet afati për aplikimin e mediave për t’u akredituar për zgjedhjet e së dielës. Akreditimi është i nevojshëm për përfaqësuesit e mediave për të pasur qasje në qendra të votimit, por edhe për të përcjellur procesin pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat