2 të shëruar dhe 5 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Kosova

2 të shëruar dhe 5 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja.

Të dhënat janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:  

Nga fillimi  i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 805 raste, prej tyre 725 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 34 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat