Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Kosova

Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:29
Pamje nga takimi

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka biseduar me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Lajmin për këtë takim e bëri të ditur zyrtari evropian përmes një postimi në Twitter ku edhe shtoi se BE pret rezultat më të mirë në këtë drejtim.

“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, shkruan ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat