Dëmtohet pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti

Kosova

Dëmtohet pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:12
Pllaka e dëmtuar

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar në masë të madhe pllakën përkujtimore të heroit të kombit, Ali Ajeti.

Kështu ka bèrë të ditur Fazli Veliu, ku përmes një postimi në Facebook ka bërë edhe thirrje për dënim ndaj personave të pandërgjegjshëm që kanë kryer këtë akt.

Postimi i plotë:

Pak vemendje!

Në arat e fshatit Shtedim të Podujevës ,aty ku u vra nga forcat serbe heroi i kombit Ali Ajeti, ishte ngritur një pllakë. Por nga disa njerëzit të papërgjegjeshen ajo është dëmtuar tërësisht.

Ata që e kanë vandalizuar këtë pllakë duhet të denohen nga drejtësia.

Ky rast eshtë sulm ndaj historisë sonë të lavdishme!

Lavdi jetes dhe vepres së heroit të pavdekshem Ali Ajeti!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat