Biblioteka e Qytetit në Podujevë pasurohet me 210 tituj librash

Kosova

Biblioteka e Qytetit në Podujevë pasurohet me 210 tituj librash

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:19
Avni Fetahu dhe Elhame Kutllovci

Biblioteka e Qytetit në Podujevë ka pranuar sot nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) një donacion prej 210 tituj të rinj librash.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu kanë pranuar 210 tituj të librave.

Këta tituj të librave pasurojnë fondin ekzistues të Bibliotekës së Qytetit në Podujevë.

Drejtoresha Kutllovci tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me MKRS për të pasuruar bibliotekën për lexuesit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat